Tirana ka prezantuar para pak çastesh një tjetër afrim të merkatos verore. Këtë herë bëhet fjalë për të birin e një figure të njohur të futbollit shqiptar. “Mesfushori premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!”, thuhej në njoftimin e klubit.