Pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Dinamo, që u mbyll në barazim 1-1 buzëqesh Vllaznia. Shkodranët janë skuadra e parë që sigurojnë matematikisht një vend në Final 4 për këtë edicion të kampionatit Abissnet Superiore.
Pas 31 javësh kampionat, Vllaznia kryeson e vetme renditjen me 59 pikë, 15 më shumë se Dinamo e vendit të 4-t.
Shkodranët kanë bilanc më të mirë në takimet direkte dhe avantazhi prej 15 pikësh me dinamovitët kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, iu jep sigurinë matematikore për një vend në Final 4.
Teilen: