Monday, 19. January 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Vora dhe Tirana ndahen në paqe

GS 19/01/2026 1 Min. Lesezeit

Tirana flirton me fitoren, por nuk arrin që të marrë maksimumin e pikëve në transfertën përballë Vorës. Mbyllet në barazim 1-1 një sfidë e bukur, e luftuar dhe plot emocione, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Pjesa e parë është e luftuar, por mungojnë golat. Në pjesën e dytë bardheblutë kalojnë në avantazh me Ndong. Tirana i afrohet edhe golit të dytë, por nuk arrin që të finalizojë si duhet rastet e krijuara. 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Vora barazon shifrat me Adelojen.

Sfida bëhet shumë e bukur, dy skuadrat harrojnë skemat dhe hidhen në sulm në kërkim të golit të fitores. E pafat Tirana, që fillimisht godet shtyllën me Mysloviç, ndërsa në aksionin pasardhës traversa i mohon golin sulmuesit Ernest.

Mbyllet pa fitues, në barazim 1-1, një sfidë e bukur. Tirana merr një pikë në transfertë, por mbetet në vendin e fundit në klasifikim me 14 pikë pas 20 ndeshjesh kampionat. Vora ngjitet në vendin e 6-të në renditje në kuotën e 23 pikëve (po aq sa Partizani, që luan në orën 17:00 kundër Teutës).

Teilen: