Tuesday, 20. January 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, Martini në stol

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

Edi Martini i Vllaznisë është përzgjedhur trajneri më i mirë për javën e 20-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave në FSHF kanë zgjedhur shkodranin, pas fitores 0-2 në kryeqytet kundër Dinamos, edhe pse u ndëshkua me karton të kuq për gjeste antisportive.

Në 11-tëshen më të mirë të javës së 20-të janë zgjedhur edhe dy lojtarë të Vllaznisë, mbrojtësi Gurishta dhe mesfushori Kastrati.

Tirana, që barazoi 1-1 me Vorën, përfaqësohet me portierin Tafas dhe mbrojtësin Ndong. Reparti i prapavijës plotësohet me Repajn e Vorës dhe Lilën e Elbasanit. Aleksi rreshtohet në mesfushë bashkë me Markun e Flamurtarit dhe Human të Partizanit.

Në sulm bëjnë pjesë Maksuti i Flamurtarit dhe Toma i Partizanit, të cilët realizuan nga një gol të rëndësishëm për skuadrat e tyre.

Teilen: