• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abraham drejt Milanit, kuqezinjtë po mendojnë shkëmbim të bujshëm me Romën

14/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tammy Abraham pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror, megjithatë ai do të mbetet në Serie A.

Sulmuesi italian sezonin e kaluar qëndroi thuajse një vit jashtë fushave shkaku i një lëndimi, derisa te Roma nuk llogaritin në të për sezonin e ri.

Milani është rikthyer sërish në skenë për transferimin e lojtarit pasi ai pëlqehet shumë në San Siro.

Abraham është entuziast për mundësinë e të luajturit në një klub historik dhe përkrah tre miqve të mëdhenj si Loftus-Cheek, Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic.

Roma synon të fitojë 30-35 milionë euro nga shitja e yllit anglez, megjithatë Milani po kërkon që të përfshijë ndonjë futbollist në marrëveshje në mënyrë që mos të paguaj shumë.

Propozimi i parë i Milanit për Romën përfshinte kartonin e Luka Jovic plus një shumë të parave, por Roma nuk ka treguar fare interesim për sulmuesin serb.

Negociatat do të vazhdojnë në kërkim të marrëveshjes së duhur: Geoffrey Moncada ka identifikuar zgjidhjen e duhur te Alexis Saelemaekers, por është gjithashtu gati të flasë për Daniel Maldinin dhe Lorenzo Colombo, Roma po shqyrton edhe sulmuesin zviceran NoahOkafor.

Next Post

Pedri: Kur dëmtohesh mendon për shumë gjëra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.