Friday, 15. May 2026
Sport

AC Milan organizon kamp të futbollit në Kosovë

GS 25/04/2025 1 Min. Lesezeit

Në partneritet me KFV Prishtina dhe Komunën e Prishtinës, klubi i njohur AC Milan do të mbaj Kampin Milan Junior në Kosovë, duke shënuar rikthimin e Klubit në Prishtinë gjashtë vjet pas vizitës së parë, në vitin 2019.

Kampi i Juniorëve të Milanos do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 korrik 2025, në Kampin Nacional të Futbollit në Hajvali, qendra zyrtare stërvitore e Federatës së Futbollit të Kosovës – në partneritet të ngushtë me Federatën.

Do të mirëpresë djem dhe vajza të moshës 6 deri në 17 vjeç, duke ofruar stërvitje të nivelit të lartë bazuar në metodën Milan. Trajnerët e certifikuar të AC Milan do të udhëheqin një javë mentorimi, zhvillimi teknik dhe fuqizimi personal për lojtarët e rinj.

Teilen: