Sunday, 17. May 2026
Sport

AC Milani bën hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, mund Genoan

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

AC Milani i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

“Rossonerët” që ishin në krizë rezultatesh u këndellën në periudhën më të mirë për të fituar me rezultat 1-2.

Genoa ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë për të pasur disa raste shënimi që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

Megjithatë, Milani e mori epërsinë falë Christopher Nkunku që realizoi nga pika e bardhë (50’).

Ndërsa, Christian Pulisic e vulosi fitoren pas asistimit të Athekame, ku amerikani shënoi nga afërsia (81’).

E tëra që arriti të bëjë Genoa ishte goli i nderit, realizuar nga Johan Vasquez (87’).

Milani kësisoj ka 70 pikë, dy më shumë se Como që renditet në pozitën e 68-të andaj ka nevojë edhe për një fitore që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Teilen: