Vigjilja e ndeshjes me Urawa Red Diamonds nuk ka qenë e qetë për Inter-in pasi Francesco Acerbi ka qenë protagonist i një episodi të shëmtuar.
Gjithçka ka ndodhur pas një seance stërvitore të zikaltërve në Sjatëll ku mbrojtësi, me ndihmën e perkthyesit të skuadrës, i është drejtuar me fjalë ofensive një tifozi të PSG-së. “Unë jam serioz dhe s’më pëlqen që të tjerët të tallen me mua… mos më thuaj mua ‘Acerbi-Barcola’, nuk është mirë kështu sepse jam i çmendur. Kur të dal jashtë të kap dhe të mbys me grushte”, iu drejtua mbrojtësi një tifozi të ekipit francez.
Mbrojtësi i Inter-it nuk ka harruar ende driblimet e Barcola në finalen e Champions League dhe fakti që i janë vënë në dukje nga një tifoz francez gjatë grumbullimit në Sjatëll nuk i ka pritur aspak me sportivitet.