• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Açerbi rikthehet titullar, Inzagi freskon edhe krahët. Ja formacionet e mundshme të Inter-Fiorentina

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi është duke menduar që të bëjë ndryshime për të freskuar skuadrën për ndeshjen e sotme kundër Fiorentinës.imageNumri një i zikaltërve e ka parë që ekipi nuk është në formë optimale fizike, por gjithashtu disa prej ndryshimeve do t’i bëjë të detyruara sepse Dimarko ka këluar një gjendje gripale dhe nuk mund të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Do të luajë Zalevski në vendin e italianit, i cili debutoi në derbi me një asist, por në ndeshjen që duhet të rikuperohej me Fiorentinën nuk mund të luante për shkak të rregullores.

Por ai nuk do të jetë risia e vetme në repartin e mesfushës, pasi edhe Mkitarian do të marrë pak pushim për t’i lënë vendin Zielinskit. Në linjën e djathtë do të luajë Darmian për shkak se Dumfris është i pezulluar prej kartonëve të verdhë. Edhe në mbrojtje pritet gjithashtu një lëvizje e rëndësishme. Françesko Açerbi do të rikthehet të jetë titullar pas 2 muajsh dhe sigurisht që me eksperiencën e tij mund të ndihmojë Interin që të kalojë këtë moment negativ. De Vraj nuk ka bërë keq, por sigurisht që holandezi ka nevojë për të pushuar. Bastoni dhe Pavar do të jenë të tjerët për të formuar treshen e prapavijës. Ndërkohë që në sulm nuk priten ndryshime.

Lautaro dhe Turam janë të detyruar që të udhëheqin ekipin për të sjellë fitoren. Çalhanoglu është i thërritur sërish në apel për të ndryshuar faqe, ndërsa Barela rikthehet titullar pas një ndeshjeje për t’u harruar të Fratezit në Firence. Interi duhet që të reagojë patjetër dhe e ka për detyrë që të korrigjojë gabimet e bëra në ndeshjen që duhet të rikuperonte kundër Fiorentinës. Ekipi violë vjen i karikuar, por e di që do të gjejë një tjetër Inter.FDSGGPANORAMASPORT.AL

Next Post

​Nga refugjati te trajneri, historia e trishtë e njeriut që eliminoi Liverpoolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.