Edhe Mario Balotelli është ndalur të çështja Juan Jesus-Acerbi, episod i ndodhur gjatë takimit Inter-Napoli.
Braziliani i kampionëve në fuqi të Italisë, akuzoi lojtarin zikaltër për ofendime me bazë raciste në përballjen në “San Siro”.
Gjithsesi, asnjë provë nuk u gjet dhe Acerbi shpëtoi, duke mos pësuar asnjë dënim apo pezullim për fjalët e përdorura nga Gjykata Sportive.
“Ka 20 mijë kamera dhe po kaq mikrofonë, dhe nuk arritën të gjenin një provë kundër Acerbit?
Unë mendoj se bëhet fjalë për një mbrojte kundrejt lojtarët të Interit“, u shpreh ish-sulmuesi i Italisë.
I cili hapat e para si futbollist profesionist i hodhi pikërisht me fanellën zikaltër mbi supe.