Monday, 19. October 2026
Sport

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti Mika Adams udhëhoqi Rahovecin 029 drejt fitores së parë këtë sezon dhe paraqitja e tij ka bërë që ai të jetë më i miri i xhiros në Superligë.

Adams është shpallur “MVP” i javës së pestë pas performancës fantastike në fitoren e Rahovecit 029 ndaj Pejës me shifrat 106:95, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin e lojës 35.

Ai ndeshjen e mbylli me 31 pikë, 6 kërcime e 10 asistime kurse ka zënë vend edhe në ekipin më të mirë të javës apo ndryshe “Top 5”.

Pjesë e ekipit më të mirë, janë edhe Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Davontrey Thomas i Golden Eagle Yllit, Vincent Golson i Sigal Prishtinës dhe Kenny Hasbrouck i Trepçës.

Pullian me 29 pikë, 7 kërcime e po aq asistime ishte më efikasi në humbjen e Vëllaznimit nga Ylli, ekip ku u veçua Thomas me 26 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.

Golson me 20 pikë, 1 kërcim e 6 asistime ndihmoi Sigal Prishtinën t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale Bashkimit, ndërsa në triumfin e Trepçës ndaj Borës, Hasbrouck regjistroi 15 pikë, 2 kërcime e 2 asistime.

Teilen: