Sunday, 26. April 2026
Sport

Addo në historinë e Ganës, Kudus shënon golin e kualifikimit në Botërorin e 2026-ës

GS 13/10/2025 1 Min. Lesezeit

Gana është përfaqësuesja më e fundit në rend kohor që pret një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës të 2026-ës.

Kombëtarja në fjalë është e pesta që pret një biletë mes përfaqësueseve të Afrikës pas fitores që mori mbrëmjen e kaluar falë një goli të shënuar nga Mohammed Kudus përballë Ishujve Komore.

Për komisarin teknik të Ganës, Otto Addo, ky kualfikim ishte historik pasi bëhet i vetmi trajner që udhëheq kombëtaren në fjalë drejt dy pjesëmarrëjeve në fazën finale të Botërorëve radhazi. Meksikë, SHBA dhe Kanada 2026 do të jetë Botërori i pestë historik për Ganën.

Teilen: