Wednesday, 11. March 2026
Sport

Adebayo realizon 83 pikë dhe kalon Kobe Bryant, paraqitja e dytë më e mirë në historinë e NBA

GS 11/03/2026 2 Min. Lesezeit

Qendra e Heat kundër Washington kaloi 81 pikët e Bryant dhe tani pozicionohet pas 100-shes së Wilt Chamberlain. Bam e mbylli me 20/43 në gjuajtje (7/22 për 3 pikë) dhe 36/43 në gjuajtjet e lira.

“Është një natë që hyn në historinë e NBA, do ta mbajmë mend të gjithë”. Eric Reid, zëri kryesor televiziv i Miami Heat mund të tregojë shumë histori, pasi e mban këtë rol që në vitin 1991, por emocionet e tij ishin ndryshe, kur Bam Adebayo realizoi dy gjuajtjet e lira që e çuan totalin e pikëve të tij në 83.

Heat fituan 150-129 ndaj Washington Wizards, por lajmi ishte Adebayo. Ai ka regjistruar paraqitjen e dytë më të mirë individuale në një ndeshje në historinë e NBA. Përpara është vetëm Wilt Chamberlain me 100 pikët e tij legjendare të shënuara më 2 mars 1962 gjatë ndeshjes Philadelphia-New York. Bam Adebayo parakaloi 81 pikët e realizuara nga Kobe Bryant në Lakers-Raptors më 22 janar 2006.

Puritanët do të thonë: Washington është skuadër e dobët, që synon t’u japë minuta të rinjve, përveç Sarr… Bam Adebayo, prej vitesh mes 20/25 lojtarëve më të mirë, nuk është një fenomen. Por flasim për një lojtar me nivel absolut, në një mbrëmje të shkëlqyer. Pasi realizoi 31 pikë në çerekorëshin e parë, ai ndjeu parfumin e mbrëmjes së karrierës. Në fund, kur këmbët nuk e lejonin më për gjuajtjet për 3 pikë, ai kërkonte faullet.

Adebayo luajti 41 minuta e 54 sekonda, duke regjistruar shifra mbresëlënëse: 20/43 nga fusha (7/22 për 3 pikë) dhe 36/43 në gjuajtjet e lira.

“Është mbrëmja më e bukur e karrierës, – tha Adebayo pas ndeshjes. – Falënderoj Zotin, nënën, familjen, këta shokë të jashtëzakonshëm dhe trajnerin Spoelstra, që ka bërë gjithçka për të pasur kushtet më të mira, duke luajtur vetëm për mua. Nuk ishte e lehtë, por kemi bërë historinë. Si ndihesh kur je pas Wilt Chamberlain dhe Kobe? Një ndjenjë e papërshkruar”.

Teilen: