Bashkimi i Prizrenit dhe Trepça e Mitrovicës po luftojnë fyt për fyti për titullin e kampionit të Kosovës.
Trepça është në epërsi me fitore me rezultat 3:1 në serinë e finaleve të play-off-it.
Të dielën (19.00) në Prizren do të luhet finalja e katërt mes Bashkimit dhe Trepçës.
Ekipi prizrenas synon fitore, sepse nuk ka rrugë tjetër, ndryshe titulli do të shkojë në qytetin e “Minatorëve”.
Ikona e basketbollit tonë, Adelina Çipa, ka folur pas humbjes së Bashkimit në Mitrovicë të mérkurën që e lamë pas.
“Basketbolli është lojë kolektive dhe késhtu duhet kuptuar nga të gjithë e sidomos nga trajneri.
Çështja kolektive e mundéson fitoren, por e lehtëson kritikën pér humbje.
Trajneri me njé roster shumë të mirë dhe me disponim po ashtu të mirë të lojtarëve e futi né kurth ekipin.
Green me 35 pikë ishte fantastik, por në momentin kyq déshtoi.
Jo Green nuk déshtoi, sepse ai bëri më shumë se që duhet.
Dështoi trajneri, që nuk diti ta menaxhonte një roster kaq të mirë.
Nuk diti tja qetésonte ngarkesën që e kishte MC Kinis, nuk arriti ta ruante Lejsonin.
Thjesht gjatë gjithë kohës sa është né Bashkim nuk arrtiti individualizmin e tyre ta bëjë kolektiv”, thotë Çipa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Duhet theksuar se Adelina Çipa i takon si basketbolliste gjeneratës së sakrificës dhe pas luftës.
Në dy periudha ka qenë basketbollistja më e mirë në Kosovë.