Legjenda e basketbollit, Adelina Çipa, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Adelina Çipa i takon gjeneratës së sakrificës në vitet e 90-ta në rezistencë ndaj regjimit serb dhe të pas luftës, prej basketbollisteve më të mira që ka pas shteti i Kosovës.
“E nderuar redaksi e gazetës Bota Sot, në veçanti redaksia e sportit.
Ju përgëzoj për jubileun e 30-té dhe ju uroj të jeni pranë nesh për aq sa do të ketë vazhdimësi sporti ynë.
Si basketbolliste aktive gjatë viteve të rezistencës nuk mund të mos ju shpreh urimet më té përzemërta dhe falenderime të sinqerta që asnjéherë nuk e kursyet vehten pér ti pércjellur rezultatet tona, sado që ato ishin të kufizuara pér shkak të rrethanave të krijuara né fillim vitet e 90-ta e deri né pérfundim të luftës.
Shkrimet, analizat e gazetarëve sportiv, në këtë rast të gazetés ‘Bota sot’ kishin ndikim të drejtpërdrejt né ngritjen e cilësisé tonë.
Duke ju falenderuar për 30 vitet e kaluara ju falenderoj edhe pér kohën e tashme që në asnjë moment nuk e harroni gjeneratën e sakrificës.
Po e përmbylli me një thënie: Nuk mund të kemi të ardhme të ndritshme nëse nuk e vlerësojmë të kaluarën”, ka uruar Çipa.