• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ademi dhe FFK-ja ngushëllojnë presidentin e Dritës për vdekjen e djalit

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës me në krye presidentin e saj, Agim Ademin i kanë shprehur ngushëllime presidentit të FC Dritës, Valon Murselit, për vdekjen e djalit të tij, Noah Murselit.

Lajmin për vdekjen e djalit të kreut të klubit gjilanas e konfirmuan familjarët e më pas edhe klubi bardhekaltër në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Ademi dhe FFK-ja theksuan se lajmin për vdekjen e djalit të presidentit të Dritës e morën me pikëllim të madh, duke i dërguar familjes Murseli ngushëllimet më të thella.

Telegrami i plotë ngushëllues:

E nderuar Familje Murseli!

I nderuar president i FC Drita, Valon Murseli!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të më të dashurit tuaj, djalit Noah Murseli.

Në raste të tilla nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen për humbjen e një engjëlli sikur Noah.

Në këto momente të vështira për Ju, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgoj ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Lutemi që Zoti t’u japë forcë ta kaloni këtë dhembje të madhe.

Noah do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një engjëll i vogël.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Noah!

Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së./Lajmi.net/

Next Post

Situata te Milani/ I vetëm në punë, Pioli ka humbur magjinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.