Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shkruar pas ndeshjes që përfundoi me humbje të Kosovës ndaj Turqisë.
Ai është shprehur krenar me dardanët pas ndeshjes, shkruan lajmi.net.
“Jo çdo mbrëmje sjell rezultatin që e dëshirojmë, por çdo sfidë na bën më të fortë. Sonte, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, me krenari dhe përkushtim për fanellën që përfaqëson një popull të tërë”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se fati nuk ishte në anën tonë, dhe pavarësisht që sipas tij nuk e merituam një rezultat të tillë, duhet ta pranojmë se edhe humbjet janë pjetë e këtij rrugëtimi.
Ademi ka thënë se humbjet nuk e zbehin as punën dhe as besimin tonë në këtë ekip, shkruan lajmi.net.
“Jam i bindur se Gladiatorët dardanë do të rikthehen më të fortë, me më shumë vendosmëri dhe me të njëjtin shpirt luftarak që na ka sjellë deri këtu. Faleminderit tifozëve “Dardanët”, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, por edhe bashkëatdhetarëve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, për mbështetjen e pandalur”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se kjo humbje dhemb, por qëndrojmë me kokën lart për gjithçka që kemi arritur.
“E ardhmja do të na sjellë shumë gëzime të tjera. Bashkë vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: