• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ademi i dhuron fanellën e Kosovës ministrit të Jashtëm të Tanzanisë

02/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një fanellë të Kombëtares së Kosovës ia ka dhruar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ministrit të Punëve të Jashtme të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të ciln e ka pritur në takim të hënën.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka theksuar rëndësinë e këtij takimi në kuadër të diplomacisë sportive, duke e cilësuar ministrin Kombo si mik të sportit dhe duke kujtuar se ai ka qenë ish-zv/ministër i Sportit në Tanzani gjatë viteve 2006–2010.

“Sot pata kënaqësinë të takoj ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e Tij z. Mahmoud Thabit Kombo, një mik i sportit dhe ish-zv/ministër i Sportit në vendin e tij gjatë viteve 2006–2010. Ministri Kombo gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë, derisa takimi ynë dëshmon për fuqinë që ka sporti për të ndërtuar ura miqësie ndërmjet vendeve dhe për rolin e rëndësishëm që luan diplomacia sportive në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e miqësive të përjetshme”, ka shkruar Ademi. “Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, i dhurova fanellën e Kombëtares së Kosovës, e cila është simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare”.

 

Next Post

Leverkusen i mbyll sërish derën Liverpoolit për Wirtz – refuzon ofertën gjigante

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.