• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ademi: Kosova pritet të bëhet me trajner të ri në mars

07/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka mbetur pa trajneri që nga shkarkimi i sllovenit Primozh Gliha, nga kjo pozitë.

Janë përfolur shumë emra që mund ta zënë këtë pozitë, në mesin e tyre edhe austriaku Franco Foda.

Lidhur me këtë detaje për Klankosova.tv ka dhënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi tha se “Dardanët” do ta kenë trajnerin e ri para dy ndeshjeve miqësore që luhen në muajin mars.

“Kosova do ta ketë trajnerin para fillimit të ndeshjeve të marsit sigurisht. Tash për tash nuk kemi emër, por këta emra që janë përfolur nëpër media, deri tash është vetëm mediale”, tha ai.

“Ne i kemi dhënë objektivat tona dhe ofertat tona, tani i presim dhe jemi duke i shqyrtuar edhe projektet e tjera që na vijnë se cila të jetë përputhur ose e përafërt me objektivat tona, do ta zgjedhim”, theksoi Ademi për Klankosova.tv.

I pari i FFK-së shtoi se nuk janë në presion për zgjedhjen e trajnerit shpejt, sepse i kemi vetëm ndeshjet miqësore.

Kombëtarja e Kosovës i ka aranzhuar tri ndeshje miqësore për t’u përgatitur për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do t’i kenë dy ndeshje në mars, më 22 mars do të luajnë si mysafire e Armenisë, derisa më 26 mars do të luajnë po ashtu mysafir ndaj Hungarisë.

Ndërkaq loja e tretë do të luhet në qershor, me datën 5 kombëtarja do të luajë në Oslo ndaj Norvegjisë.

Next Post

De Laeurentiis: I thashë Florentinos Perezit se ishte ideja ishte e gabuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.