Sunday, 5. April 2026
Sport

Ademi: Ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

GS 12/09/2023 2 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ditën e sotme e ka nisur me një fotografi me disa prej futbollistëve të Kosovës.

Ai në postimin e bërë ka thënë se ky brez i ri i futbollistëve është gati për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.

  

Në fotografinë e publikuar nga Ademi janë Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Visar Bekaj dhe Altin Zeqiri. Të gjithë emra të formuar në Kosovë.

“Dëshira e tyre e palëkundur për sukses dhe motivi i tyre plot pasion janë burimi i shpresave tona për një rezultat pozitiv sot në Bukuresht! Le t’i mbështesim me zemër dhe krenari, sepse ata janë e ardhmja e Kombëtares së Kosovës”, tha Ademi.

Gjatë ditës së djeshme Ademi pati polemika me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi të hënën./Lajmi.net/

  

  


Teilen: