Friday, 27. March 2026
Sport

Ademi pas fitores historike: Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara!

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe korrektësinë gjatë vizitës së delegacionit të Kosovës në Sllovaki.

Kosova fitoi me rezultat 3:4 mbrëmë dhe u siguroi finalen e “play-off” për kualifikim në Botëror, ku të martën do të luaj kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.

Në një postim në rrjetet sociale, Ademi tha: “Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.”

Ai falënderoi gjithashtu organet e rendit për profesionalizmin, qytetarët e Bratislavës për mikpritjen dhe pronarët e kafiterive që krijuan një atmosferë ku frymonte shqip.

Ademi përfundoi me një mesazh për tifozët: “Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen! Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara!”

Postimi i plotë: 

Mirëmëngjes, Kosovë! 🇽🇰

Dua të ndaj publikisht falenderimin për Federatën e Sllovakisë për mikpritjen dhe për fair-play-in gjatë ndeshjes.

Po ashtu, një falënderim i veçantë
shkon për organet e rendit, të cilat na kanë përcjellë me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë, që nga aeroporti e deri në përfundim të vizitës sonë.

Faleminderit publikut në stadium që respektoi simbolet tona dhe himnin e Republikës së Kosovës.

Një mirënjohje e sinqertë edhe për qytetarët e Bratisllavës, të cilët mikpritën bashkatdhetarët tanë që këndonin dhe brohorisnin nëpër kafiteri.

Falënderim për të gjithë pronarët e kafiterive, të cilët gjatë këtyre dy ditëve krijuan një atmosferë ku frymonte shqip, me këngë dhe emocione të paharrueshme.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit të gjithë Dardanëve për përkrahjen!

Kosova është e të gjithëve dhe së bashku do ta çojmë përpara! 🇽🇰💙/lajmi.net/

Teilen: