Thursday, 5. February 2026
Sport

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Agim Ademi pafolur pas rizgjedhjes si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat të ri katërvjeçar, në krye të FFK-së.

Ademi ka thënë se kuvendarët që e votuan unanimisht, me aklamacion dhe pa asnjë votë kundër, i kanë besuar projektit të tij.

“Kjo është votë e vlerësimit të punës së bërë. Jam shumë i lumtur që e kam të gjithë Kuvendin dhe komunitetin e futbollit prapa, me më shumë se 50 mijë vet. Ata e kanë prek rezultatin, sinqeritetin, profesionalizmin, projektet e strategjinë e FFK-së.
Uroj të jenë të realizuara projektet e premtuara”, ka thënë Ademi pas Kuvendit Zgjedhor.

Agim Ademi është në krye të FFK-së që nga vitit 2018 në mandatin e tij të tretë si udhëheqës i futbollit të Kosovës.

 

Teilen: