Monday, 6. April 2026
Sport

Ademi takohet me Dukën: Ia paraqita ankesën për rastin në Rumani

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

  

Ademi ankesën për rastin në ndeshjen Rumani – Kosovë ia ka paraqitur edhe Dukës, i cili njëherit është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, shkruan lajmi.net.

“Ditën e filluam së bashku. Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s” – ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

FFK-ja ka dërguar ankesë në UEFA për skandalin e huliganëve rumunë të cilët në ndeshjen kualifikuese pak ditë më parë kundër Kosovës shpalosën banderolën “Kosova është Serbi”./Lajmi.net/

  

  


Teilen: