Sunday, 31. May 2026
Sport

Ademi takon presidentin e Federatës Çeke të Futbollit, vlerësohet progresi i futbollit kosovar

GS 31/05/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë të ditur se në prag të ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, delegacioni i FFK-së është pritur në një drekë zyrtare nga presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda.

Ademi njoftoi se gjatë takimit e ka përgëzuar homologun e tij çek për suksesin e Kombëtares së Çekisë dhe kualifikimin në 2026 FIFA World Cup, duke i uruar paraqitje sa më të suksesshme në turneun botëror, raporton lajmi.net

Sipas Ademit, presidenti Trunda ka vlerësuar zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe cilësinë e Kombëtares së Kosovës, duke shprehur respekt për punën që po bëhet në avancimin e këtij sporti në vend.

Postimi i plotë:

Në prag të ndeshjes miqësore Çeki–Kosovë, presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda shtroi drekë për delegacionin e FFK-së.
E përgëzova presidentin Trunda për suksesin e Kombëtares së Çekisë dhe kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i uruar paraqitje sa më dinjitoze atje.
Presidenti Trunda vlerësoi progresin e futbollit të Kosovës dhe cilësinë e Kombëtares sonë, duke shprehur respekt për punën që po bëjmë në zhvillimin e futbollit në vend.
Takimet e tilla forcojnë bashkëpunimin mes federatave tona dhe pa dyshim e pasurojnë frymën e respektit brenda familjes evropiane të futbollit./Lajmi.net/

Teilen: