• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ademi: Urime fitorja e madhe Kosovë, mposhtim sërish Suedinë dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur tejet i emocionuar nga fitorja e Kosovës ndaj Suedisë.

Agim Ademi ka uruar të gjithë, duke thënë se e mposhtën Suedinë dhe e blinduan pozitën e dytë në grup.

“Fitorja e një muaji më parë në “Fadil Vokrri”, sonte, në Göteborg u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane”, deklaroi Ademi, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Urime fitorja e madhe Kosovë!

Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie….

E mposhtim sërish Suedinë dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup.

Këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë dhe na japin krenari të pashterrshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak.

Fitorja e një muaji më parë në “Fadil Vokrri”, sonte, në Göteborg u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane.

Goli i Fisnik Asllanit në stadiumin “Ullevi” na dha emocione të papërshkrueshme, ndërsa angazhimi deri në atomin e fundit i secilit futbollist për ta mbrojtur epërsinë ishte i pashoq.

Urime Kosova ime për këtë fitore të madhe!

Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Falënderim nga zemra për secilin futbollist, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer, si dhe për çdo pjesëtar të stafit të Kombëtares për përkushtimin e treguar në vazhdimësi.

Mirënjohje të veçantë për tifo-grupin “Dardanët” dhe bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Evropa dhe mbarë bota që ishin sonte në numër të madh përkrah ekipit tonë.

Sonte le të festojë çdo shqiptar kudo që jeton e vepron!

#BashkëPërKosovën 

Next Post

VIDEO/ Miu ndërpreu ndeshjen Uells-Belgjikë, pamjet kur i afrohet Courois bëjnë xhiron e rrjetit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.