Saturday, 23. May 2026
Sport

Ademi uron mësimdhënësit: Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

I pari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka uruar Ditën e Mësuesit.

Ademi tha se sot kur festohet dita e mësuesit, shpreh mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj.

“Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë”, deklaroi Ademi.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Mësuesit

Të dashur mësimdhënës,

Sot kur festoni ditën tuaj dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj.

Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë.

Me këtë rast ju shpreh mirënjohjen time dhe të FFK-së të gjithë mësimdhënësve që nëpërmjet projekteve tona të ndryshme janë pjesë e futbollit dhe me përkushtim të madh japin kontribut në zhvillimin dhe masivizimin e tij.

Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin tuaj fisnik!./Lajmi.net/

Teilen: