Tuesday, 4. August 2026
Sport

“Adidas” i vjen në ndihmë Realit, shtyn drejt Madridit yllin e ri të Gjermanisë

GS 23/02/2024 1 Min. Lesezeit

Florian Virc është ylli kryesor i Leverkuseniut të Ksabi Alonsos. Mesfushori 20-vjeçar gjerman ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 30 ndeshjet e tij këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

florian virc

Kjo do të thotë se skuadrat e mëdha në Evropë e kanë tashmë në radarin e tyre. Lojtari, sipas “Bild”, nuk dëshiron të largohet nga Leverkusen deri në vitin 2025, ndaj duket e vështirë për të nënshkruar me të këtë verë.

Bajerni sakaq e ka atë si objektivin kryesor, por Leverkusen nuk dëshiron t’ia shesë yllin rivalit të tij më të madh.

Nisur nga kjo situatë, “Adidas”, sponsori i tij kryesor, është futur në lojë duke e shtyrë mesfushorin që të nënshkuajë për Realin e Madridit duke nisur që nga viti 2025, të cili momentalisht Leverkuseni e vlerëson 130 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: