Wednesday, 4. March 2026
Sport

Adidas me fanellë speciale për 125 vjetorin e kombëtares së Italisë

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Adidas dhe Italia janë bashkuar në një komplet të edicionit special për të festuar 125 vjetorin e kombëtares.

Fanella mahnitëse e re e bardhë dhe e artë do të shfaqet në ndeshjen gjysmëfinale të Italisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve të UEFA-s më 15 qershor.

  

Kombinimi i përjetshëm i të bardhës dhe floririt është zgjidhja perfekte për të shënuar këtë rast, me elemente unike të detajeve si mburoja e kombëtares italiane të futbollit e rrethuar nga një kurorë e artë dafine dhe detaje të 125-vjetorit.

Tre vijat e adidas janë gjithashtu të mbështjella me ari, dhe do jenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të ‘Azzurrit’./Lajmi.net/

 

  


Teilen: