Saturday, 28. March 2026
Sport

Adis Beqiragiq gjobitet dhe suspendohet

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Trepça do të jetë pa trajnerin Adis Beqirqgiq kundër Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që zhvillohet këtë vikend në Mitrovicë dhe i takon xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Beqiragiq është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni i Garave për shkak të sjelljeve josportive në duelin Trepça – Bashkimi.

Beqiragiq u përjashtua nga ndeshje në fund të çerekut të dytë pasi u ndëshkua për herë të dytë me gabim teknik duke u diskualifikuar shkaku i veprimeve të tij ndaj njërit prej gjyqtarëve.

Trepça e mposhti Bashkimin në derbin e javës së 17-të me shifrat 90:81 për t’u forcuar në krye të tabelës me 31 pikë, tri më shumë se skuadra nga Prizreni që zë vendin e dytë.

Gjithashtu, Beqiragiq ka marrë edhe një gjobë prej 600 eurosh kurse pa u gjobitur nuk ka shpëtuar as Trepça e as basketbollisti i saj, Sek Henry.

Trepça ka marrë gjobë prej 700 eurosh derisa Henry është gjobitur me 100 euro, ndërsa Elijah Clarence i Sigal Prishtinës dhe Amit Hot të Borës janë ndëshkuar me nga 50 euro secili.

 

Teilen: