• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Administratori i Milanit premton: Kthehemi më të mëdhenj, tifozët të kenë besim te ne

08/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një faleminderit, i ndjerë aq sa duhet, një premtim dhe një shpjegim. Xhorxho Furlani, administrator i Milanit dhe prej disa orësh drejtues i plotfuqishëmkuqezi, flet për “Gazzetta dello Sport”, duke u përpjekur të tregojë rrugën që do ta çojë klubin në të ardhmen.

MILAN, ITALY - MAY 06: Giorgio Furlani CEO of AC Milan attends before the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on May 06, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

MILAN, ITALY – MAY 06: Giorgio Furlani CEO of AC Milan attends before the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on May 06, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

“Në klubin tonë – tha ai – analizojmë vazhdimisht strategjitë dhe modelet më të përshtatshme për të siguruar që Milani të vazhdojë të përparojë brenda dhe jashtë fushe, për të konkurruar me skuadrat kryesore në Europë. Elementi i parë themelor, e përsëris, është dhe do të mbetet ‘Futbolli’. Me këtë objektiv kemi vendosur për një riorganizim organizativ që të çojë në krijimin e një grupi pune për pjesën teknike/sportive”.

MESAZH MALDINIT – Një riorganizim që nuk përfshiu, siç dihet tashmë, Maldinin dhe Masarën. Edhe për dy ish-drejtorët, Furlani ka një mesazh: “Së pari dua të falënderoj Paolon dhe Frederkun e të shpreh mirënjohjen e të gjithë bashkëpunëtorëve të Milanit për kontributin e tyre të rëndësishëm në klub në vitet e fundit. Paolo ka qenë ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe i tillë rezultoi edhe si drejtues. Së bashku me Masarën, ata luajtën një rol të rëndësishëm në arritjen e ‘Scudetto’-s sonë të 19- të. Na vjen keq që i shohim ata largohen”, vijoi administratori i “djallit”.

NDIHMË NGA TIFOZËT – Me largimet e fundit, Milani prite të marrë një pamje tjetër në aspektin organizativ. Qëllimi i projektit të “RedBird”, sidoqoftë, nuk ndryshon, pasi majat do të jenë synimi. “Prioriteti ynë tani është të konsolidojmë dhe forcojmë progresin e bërë vitet e fundit, në të gjithë komponentët e klubit. Ambicia jonë nuk ka ndryshuar, përkundrazi është forcuar. Synojmë të jemi konkurrues në majat e futbollit europian. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë. Shpresoj që tifozët tanë të mrekullueshëm të mund të ruajnë mbështetjen e tyre të paprekur dhe konstante për klubin, dhe unë personalisht shpresoj të jem në gjendje të ndërveproj me ta së shpejti në mënyrë që ata të kuptojnë strategjinë tonë, për të vazhduar së bashku për të parë Milanin të rritet”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mac Allister do të nënshkruaj sot me Liverpool

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.