Friday, 20. March 2026
Sport

Adnan Januzaj po shkon vetëm duke rënë, afër marrëveshjes me klubin e ri  

GS 01/08/2023 2 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj kohëve të fundit e ka l’shuar krejt edhe pse para disa viteve u llogarit si një prej talentëve më të mëdhenj të futbollit.

Lojtari shqiptar pas aventurës në Superligën e Turqisë te skuadra e Besaksehir, tani është rikthyer sërisht te Sevilla, aty ku ka kontratë deri në vitin 2026, shkruan Lajmi.net

Por, 28-vjeçar nuk ka vend në ekipin e “Los Rojiblancos” prandaj pritet të huazohet për një vit në një tjetër ekip nga Spanja.

Bëhet fjalë për Cadiz, që është shumë pranë marrëveshjes me futbollistin shqiptar për një kontratë një-vjeçare huazimi dhe me mundësi blerje në fund të sezoni 2023/24.

Vlera e Adnan Januzaj në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro.

Gjatë karrierës së tij, duke përfshi edhe ndeshjet me U21 te Manchester United, ai ka shënuar 42 gola në 332 paraqitje dhe ka bërë 47 asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: