Ish-futbollisti rumun, Adrian Mutu, rikthehet për të folur për Serinë A dhe ekipet e kampionatit italian. Një prej tyre edhe Juventusi me të cilin është aktivizuar gjatë një sezoni. Ai u shpreh se gara në Itali është shumë emocionuese, ndërsa Juventusit i duhet ende kohë, por që është në rrugën e duhur.
“Jemi dëshmitarë të një Serie A të ekuilibruar dhe argëtuese, nga të mëdhenjtë që nuk mungojnë kurrë, por edhe skuadrat e tjera e kanë ngritur nivelin e tyre dhe kjo e bën garën dukshëm më emocionuese”, shprehet fillimisht ish-futbollisti Mutu, i cili më pas bën një deklaratë edhe për Juventusin.
“Fakti që është një skuadër e mësuar historikisht për të luajtur një kampionat në nivele të larta mund të ndihmojë, por nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë që po flasim për një grup shumë të ri, duke filluar nga trajneri dhe thelbësisht me lojtarë të rinj. Mota po ndërton atë që do të jetë Juventusi i së ardhmes. Besoj se ai është një trajner i shkëlqyer dhe se do të jetë në gjendje të bëjë shumë mirë në Torino”, tha ndër të tjera Adrian Mutu.
PANORAMASPORT.AL