Sunday, 16. August 2026
Sport

Adriatik Rraci dhe Artina Hasani marrin pjesë në Punëtorinë në Munih

GS 30/01/2025 1 Min. Lesezeit

Drejtor i Përfaqësueseve dhe Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së, Adriatik Rraci dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK, Artina Hasani, kanë marrë pjesë në Punëtorinë në Munih të Gjermanisë, që është zhvilluar më 28-29 janar.

Punëtoria ka qenë mjaft e rëndësishme, pasi është folur për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, sidomos të FIBA Kampionateve Evropiane për grupmosha të reja, ku zakonisht i organizon edhe Kosova.

Gjithashtu është diskutuar për ndryshimet e reja që jenë nga kjo verë.

Rraci dhe Hasani përvojën e fituar në këtë Punëtori do ta bartin në FBK, që rregullisht organizon gara ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive nga FIBA.

Teilen: