Për momentin bilanci është praktikisht zero: Sandro Tonali jashtë, Ruben Loftus-Çik brenda. Një me një dhe topi në qendër, në zonën, pra ku Milani ishte më i ekspozuar vitin e kaluar dhe vazhdon të ekspozohet në hipotezën e formacionit për kampionatin që vjen.
Çështja është e parëndësishme: Tonali-Benaser-Kruniç-Pobega ishin pak, duke e lëmë mënjanë Vranksin, e duke pasur parasysh përdorimin e pakët në këtë moment mesfusha e trajnerit vazhdon të jetë e varfëruar, veçanërisht pasi Benaser do të mbetet praktikisht në infermieri deri në nëntor. Nëse rikuperohet, ai do të jetë i gatshëm deri në janar dhe më pas do të niset pothuajse menjëherë për në Kupën e Afrikës.
Jo rastësisht Stefano Pioli këmbëngul dhe jo pak për mbylljen e çështjes “Reijnders”, e mbetur pezull mes ofertës së Furlanit dhe kërkesës së AZ-së (25 milionë). Fakti është se edhe ardhja e holandezit nuk mjafton. Duhet të paktën një element tjetër dhe pas negociatave të para për Musahun dhe sondazhit për Gravenbersh, objektivat e mundshme janë zhdukur gradualisht. Le të sqarojmë një gjë: është vetëm 11 korriku, ndaj teknikisht ka mjaft kohë. Problemi është se, veçanërisht në mes të fushës, lojtarëve të rinj u duhet kohë për t’u përshtatur dhe koha, në këtë kuptim dhe e interpretuar si shpejtësi në negociata, është thelbësore.
NEVOJAT – Megjithatë, mesfusha nuk është reparti i vetëm i pambrojtur. Në mënyrë që, për shembull, kuqezinjtë me siguri kanë nevojë për një zëvendës Teo në të majtë (italian, ndoshta, për shkak të listave të UEFA-s), për një anësor të djathtë ofensiv, ndoshta një fantazist (nëse roli mbulohet nga Pulisiç ose Romero) dhe të paktën një tjetër “pykë” .
Emrat e tjetër, duke lënë mënjanë Reijnders dhe pikërisht amerikanin e sapoardhur, dihen. Të ditura janë edhe distancat në negociatat me klubet të cilave u përkasin: nga Çukvueze te Taremi, duke kaluar nga Morata dhe Skamaka e pa harruar Kamadanë, Traorenë dhe Isaksenin. Me kusht që ndërkohë, skuadra të zbrazet siç duhet nga tepricat.
ARKËTIME – Sepse edhe lojtarët që duhet largohen mund të jenë problem. Balo-Ture ka merkato (Bolonja e kërkon në Itali, por pëlqehet edhe në Angli e Francë), Gabia nuk ka hyrë në ndonjë negociatë të veçantë deri më tani, por nuk është e sigurt që do të qëndrojë. Ka pasur fare pak për Rebiç (Turqia, mbi të gjitha), Mesias i pëlqen Torinosm, që dëshiron të rimarrë edhe Pobegën (por italianët nevojiten për diskutimin e listave të Champions-it).
Origi po ndiqet nga disa klube, por do të donte të përpiqej të shpengonte veten te Milani. De Ketelare mbetet një faktor i panjohur: ai është në merkato, por vetëm për shifra të caktuara, që janë të vështira për t’u marrë (minimumi 28 milionë). Me pak fjalë, ujërat nuk janë edhe aq të qeta, por as fort të turbulluara.
E ARDHMJA – Kjo duhet të jetë pak më e mbushur me ngjarje në këtë kuptim: Pulisiç erdhi, dhe kjo është diçka, por klubi do të përpiqet të gjejë ekuilibrin e duhur për Reijnders deri në fundjavë. Pjesa tjetër parashikohet të jetë ende shumë në pritje.
Milani do të niset për në Shtetet e Bashkuara me skuadrën ende për të ndërtuar. Pioli ka nevojë për titullarë dhe rezerva, sepse vitin e kaluar tregoi se “djalli” nuk është në gjendje të përballojë tri fronte në këto kushte. Furlani dhe Monkada janë në punë, ndaj edhe priten frytet e kaq shumë përpjekjeve.
PANORAMASPORT.AL