Friday, 13. November 2026
Sport

Agim Ademi darkon me homologun e tij izraelit: Uruam për lojë të bukur e “fair-play”

GS 13/11/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.

Në postimin që e bëri në Facebook, Ademi tha se ishte kënaqësi ritakimi me “mikun” e tij në Prishtinë.

“Në darkën tradicionale para ndeshjes Kosovë-Izrael, biseduam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave dhe zhvillimin e futbollit, teksa uruam për një lojë të bukur dhe në frymën e “fair-play”-it”, deklaroi Ademi.

Teilen: