• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi mirëpret Leon Avdullahun

01/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të mëngjesit, mesfushori Leon Avdullahu ka arritur në aerportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për t’u grumbulluar për herë të parë më Kombëtaren e Kosovës.

Leon Avdullahu javën e shkuar, zgjodhi Kosovën për ta përfaqësuar në nivelin ndërkombëtar dhe menjëherë është ftuar nga selektori Franco Foda për ndeshjet e këtij muaji.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ishte i pranishëm në airport për ta mirëpritur personalisht Avdullahun, të cilin i dëshiroi mirëseardhje te Kosova.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin tonë të ri, Leon Avdullahu, i cili tashmë ka zgjedhur me zemër ta përfaqësojë Kosovën. Leoni është një talent i jashtëzakonshëm dhe një djalë i shkëlqyeshëm me dashuri të madhe për Kosovën. Jam i bindur se Leoni do të japë shumë për Kombëtaren tonë dhe do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sukseseve të mëdha”, ka shkruar Ademi në Facebook.

“Dardanët”, sot pasdite nisin grumbullimin për ndeshjet me Zvicrën dhe Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Next Post

Arrihet marrëveshja Manchester City-PSG, Donnarumma nën urdhrat e Guardiolës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.