• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi optimist, beson në potencialin e Kosovës

22/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shortit të tërhequr për plejofin e Ligës së Kombeve, ku u përcaktua që Kosova të përballet me Islandën, ka folur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ademi ka thënë se shorti ishte korrekt edhe pse Kosova i ka dy humbje nga Islanda në të shkuarën, por ka shtuar se ky është një tjetër format dhe se “Dardanët” synojnë avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Sipas tij, Kosova ka potencial për t’u promovuar nga Liga C në Ligën B pasi në të dyja ndeshjet do të futet për fitore.

“Shortin e konsideroj korrekt edhe pse me Islandën i kemi luajtur dy ndeshje dhe dyjat i kemi humbur, por tash është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që lojtarët tanë të jenë në formë të mirë dhe mos të jenë të lënduar dhe suspenduar. Shpresoj dhe besoj shumë se në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht se do të shkojmë vetëm për fitore sepse këto janë kualifikuese dhe që ekip fiton shkon më tej. Mendoj se Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më tej”, është shprehur Ademi.

 

 

Next Post

Gjermania planifikon të rinovojë kontratën me trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.