Friday, 14. August 2026
Sport

Agim Ademi pret në takim Felix Magath, diskutohet për arritjet e futbollit në Kosovë

GS 14/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kreu i FFK-së, Agim Ademi njoftoi se ka pritur në takim një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, trajnerin e njohur gjerman Felix Magath.

Ademi tha se gjatë takimit e njoftoi Magath me zhvillimin e futbollit në Kosovë, progresin që kemi arritur ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet tona për ngritjen e vazhdueshme të nivelit të futbollit kosovar.

“Së bashku vizituam edhe Kampin Nacional të FFK-së, ku ai pati mundësinë të njihet nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që kemi krijuar për zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe gjeneratave të reja.

Ishte kënaqësi e veçantë të shkëmbenim pikëpamjet për futbollin dhe të dëgjoja përvojën e një personaliteti që ka lënë gjurmë të fuqishme në futbollin evropian, si futbollist dhe si trajner.

Vizitat e personaliteteve të këtij niveli janë gjithmonë të mirëseardhura dhe e nderojnë FFK-në dhe futbollin e Kosovës.

Faleminderit Felix për vizitën dhe bisedën e këndshme! ⚽🇽🇰🇩🇪“./Lajmi.net/

Teilen: