I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka njoftuar se ka pritur në takim presidentin e Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza dhe sekretarin e kësaj federate, Lukasz Wachowski.
Me këtë rast Ademi tha se kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy federative dhe për ndarjen e përvojave të vlefshme për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në nivelin e grup moshave të reja, trasnmeton lajmi.net.
“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte përvoja e Polonisë në zhvillimin e gjyqtarëve të futbollit, segment ky i cili është shumë i avancuar në këtë shtet dhe ka ndikim të madh edhe në nivelin botëror. Suksesi i gjyqtarëve polakë është një model që mund të shërbejë si frymëzim për gjyqtarët e Kosovës, në mënyrë që të ngrisin nivelin e tyre”,tha Ademi./Lajmi.net/