• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi reagon për Kuvendin e Punës, por asnjë fjalë për organizimin Shqipëri – Serbi

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj federate të mbajtur të mërkurën.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me klubet dhe investitorët e shumë po ndërtohet një e ardhme e ndritur për futbollin e Kosovës.

Në Kuvendin e Punës të mbajtur të mërkurën, dhe pa praninë e mediave si zakonisht, ai nuk ka folur asnjë fjalë për organizimin e përbashkët ndemjet Shqipërisë e Serbisë rreth mbajtjes së Kampionatit Evropian për të rinjtë, U 21, megjithëse të pranishëm në Kuvend kishte edhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Reagimi i plotë i Ademit në rrjetet sociale:

Sot mbajtëm me sukses Kuvendin e Rregullt të Punës së Federatës së Futbollit. Falënderoj nga zemra të gjithë kuvendarët për qytetarinë e treguar dhe vizionin e përbashkët drejt zhvillimit të futbollit tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesin e FIFA-s, Marco Ferri, dhe atë të UEFA-s, Denis Bastari, të cilët, në cilësinë e monitoruesve, e vlerësuan lart Kuvendin tonë, duke e quajtur modern dhe duke lavdëruar unanimitetin e të gjithë anëtarëve.

Faleminderit edhe Musa Selimit nga KOK si dhe Ilir Shulkut e Lutfi Nuriut nga FSHF, të cilët ishin sot pjesë e Kuvendit tonë.
Gjithashtu, mirënjohje për klubet, investitorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në avancimin e futbollit në vendin tonë. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin tonë!

 

Next Post

Ronaldo: Dua të jem pronar i disa klubeve në futboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.