Friday, 15. May 2026
Sport

Agim Ademi shkon në Leposaviq

GS 27/08/2024 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar sot Leposaviqin për të parë nga afër punimet në kompleksin sportiv që po ndërtohet.

Gjatë kësaj vizite, Ademi vlerësoi përparimin e punimeve dhe rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e sportit në rajon.

Përveç kësaj, Ademi vizitoi edhe stadiumin e Leshakut, i cili gjithashtu do të jetë nën mbikëqyrjen e FFK-së.

Stadiumi po përgatitet për të përmbushur standardet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të nivelit të lartë dhe për t’i shërbyer komunitetit sportiv lokal.

Këto investime janë pjesë e strategjisë së FFK-së për të përmirësuar infrastrukturën sportive në të gjithë Kosovën dhe për të ofruar kushte më të mira për të rinjtë dhe talentet e futbollit në zhvillimin e tyre.

Teilen: