• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Agim Ademi: Stadiumi “Rexhep Rexhepi” do jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ai më këtë rast ka thënë se ky stadium do të jetë gati për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona.

“Sot vizitova punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona. Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanërisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’, përcjellë KosovaPress.

I pari i FFK-së ka shtuar se përveç “Rexhep Rexhepit”, kriteret e UEFA-së do t’i plotësojnë edhe stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti të jetë i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja. Kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas.”, ka shkruar Ademi në fund. /Lajmi.net/

Next Post

Kombouare mbështet strategjinë e Luis Enriques

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.