Friday, 1. May 2026
Sport

Agim Ademi takohet me Arbër Zenelin: Shpresë për rikthimin në kombëtare

GS 18/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me futbollistin e njohur Arbër Zeneli, anëtar i ekipit kombëtar të Kosovës.

Në këtë takim, ata diskutuan për karrierën e Zenelit, procesin e rikuperimit pas një lëndimi dhe rikthimin e tij në formën më të mirë, transmeton lajmi.net.

Ademi rikujtoi edhe momentet e paharrueshme të Zenelit me fanellën e kombëtares dhe shprehu shpresën që ai së shpejti të jetë përsëri pjesë e ekipit për të vazhduar kontributin e tij të çmuar. “Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën,” tha Ademi.

Ky takim thekson përkushtimin e FFK-së për mbështetjen e lojtarëve dhe rikthimin e tyre në nivelet më të larta të futbollit./lajmi.net/

Teilen: