• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi takoi përfaqësues të klubeve dhe veteranë të futbollit, diskutohen pengesat për vërtetimet e sponsorizimit

26/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e FFK-së përfaqësues te klubeve dhe veteranë të futbollit.

“Gjatë këtij takimi i pari i FFK-së i njoftoi ata për gjendjen e futbollit, për të arriturat si dhe për projektet dhe programin e FFK-së për të ardhmen. Me këtë rast veteranët e futbollit dhe përfaqësuesit e klubeve bënë pyetje të shumta dhe lëvdata e falënderime për punën dhe programin e FFK-së, derisa ndër pyetjet kryesore ishin pengesat e Komisionit ministror për vërtetimet e sponsorizimit. Ata paraqitën shumë vërejtje për pengesat që po u bëhen klubeve për këto vërtetime, përkundër licencimit të klubeve të tyre, e gjithashtu edhe për sektorin e OJQ-ve, që po i maltreton klubet për regjistrim”, shkruhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Lajmi.net.

  

“Sipas kreut të FFK-së është e drejtë e sponsorëve që të mbështesin këdo që dëshirojnë dhe këtë nuk mund t’ua ndalojë askush. Ai ka konfirmuar edhe një herë se FFK do t’u qëndrojë afër dhe do t’i ndihmojë klubet me të gjitha mundësitë e saj financiare në mënyrë që garat të zhvillohen në mënyrë të rregullt”.

“I pari i FFK-së ka thënë se futbolli dhe njerëzit e futbollit nuk mund t’i ndalë askush me këso veprime. Ai në fund ka falënderuar klubet dhe udhëheqësit e tyre për mbështetjen në organizim e qëndrueshmëri”, shkruhet në njoftimin e FFK-së. /Lajmi.net

 

  

  


Next Post

Toney në radarët e “Topçinjve”!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.