Saturday, 22. August 2026
Sport

Agim Ademi takon futbollistin e Stuttgartit dhe kombëtares gjermane

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar talentin e madh shqiptar, Eliot Bujupi.
Një takim i përzemërt mes Ademit dhe Bujupit. 

“Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi. 
Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje. 

Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17. 

Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës”, ka thënë Ademi.

Teilen: