Thursday, 30. April 2026
Sport

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

GS 30/04/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qendrën në Vancouver.

Ai po merr pjesë në Kongerisin e 76-të të FIFA-s.

Gjatë qëndrimit, Ademi është takuar me shefin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë, një ngjarje kjo e rëndësishme për të ardhmen e futbollit botëror.

Në prag të fillimit të punimeve të këtij kongresi bashkëbisedova me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Diskutuam për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, po përfaqësojmë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë kongres, ku do të trajtohen tema kyçe për të ardhmen e lojës sonë.

Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të forcuar pozitën e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

Teilen: