Antony ka qenë shumë i përfolur në këtë afat kalimtar të verës për një largim nga Manchester United.
Braziliani pati një sezon të dobët me “Djajtë e Kuq“, me çka u fol për një largim të tij.
Mirëpo, agjenti i tij, Junior Perdoso ka thënë se klienti i tij nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester United as në formë huazimi.
“Unë nuk shoh asnjë raport për një largim të mundshëm si huazim. Plani i Antony është i qartë, të qëndrojë te Manchester United”.
“Ai dëshiron të qëndrojë, ai është i fokusuar vetëm në Manchester United. Ne kemi folur tashmë për këtë me klubin”, deklaroi Perdoso.
Antony iu bashkua Manchester United nga Ajaxi për shifrën e 85 milionë funteve.
Në 54 paraqitjet e tij me United, ai ka shënuar pesë gola e ka dhuruar tre asistime.