Pas stuhisë, dielli duket se është rikthyer në Cobham: Enzo Fernandez dhe Chelsea kanë “bërë paqe”, sipas agjentit të argjentinasit, Javier Pastore. “I shpjeguam Enzos se nuk duhej ta kishte thënë atë që tha për Madridin. Ai është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar. I shpjeguam klubit se nuk kishte asnjë qëllim dhe se kishte gabuar që e bëri këtë. Ai i kërkoi falje klubit, shokëve të ekipit dhe trajnerit. Jemi të gjithë në të njëjtën linjë. Ishte thjesht çështje sqarimi i një keqkuptimi”.
Enzo, zëvendëskapiteni i “Bluve”, është pezulluar nga Rosenior, në marrëveshje me klubin, për dy ndeshje. E para është shlyer tashmë, dhe ka mbetur edhe një tjetër, ajo e radhës kundër Manchester Cityt. Kjo mund të jetë një ndeshje vendimtare për Chelsean, ndërsa ata garojnë për një nga pesë vendet e para, ato që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.