Federico Pastorello, agjenti i sulmuesit të Napolit, Romelu Lukaku, ka ndarë mendime mbi vendimet e klientit të tij në karrierë, duke përfshirë një transferim të mundshëm te Real Madridi që nuk u realizua kurrë, si dhe lidhjen e tij të fortë me trajnerin Antonio Conte.
Për Real Madridin dhe ndikimin e Kylian Mbappes në një transferim të mundshëm, Pastorello zbuloi gjithë situatën.
“Mendoj se Real Madridi është klubi më i mirë në botë për shumë arsye. Duhet të jem i sinqertë dhe të them se pati një mundësi, në një kohë kur nuk ishte e qartë se ku po shkonte Romelu, me Ancelottin si trajner”, ka thënë fillimisht Pastorello.
“Ata po mendonin të forconin sulmin, por ishin tashmë të përqendruar në nënshkrimin e madh të Mbappe për vitin pasardhës dhe nuk donin të shpenzonin për një huazim. Pra, le të themi se pati një mundësi sepse Ancelotti do ta kishte dashur atë, ai gjithmonë e vlerësonte shumë Lukakun, por për fat të keq nuk ndodhi”.