• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agjenti i Xhakës konfirmon marrëveshjen me Sunderlandin

22/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Granit Xhakës duket se do të jetë Premier League e Anglisë, përkatësisht skuadra e Sunderlandit.

Pas raportimeve se Xhaka ka marrëveshje personale me ekipin anglez, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Jose Noguera.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura por është raportuar për kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit, si dhe pagë javore prej 125 mijë eurosh.

Noguera ka thënë se tashmë Xhaka ka njoftuar Leverkusenin për vendimin e tij dhe ka bërë kërkesë për t’u larguar në drejtim të Sunderlandit, ekip që është rikthyer në Premier League për sezonin e ri.

“Kemi arritur marrëveshje në parim me Sunderlandin. Graniti dëshiron të kthehet në Premier League. Sunderlandi mezi pret largimin e tij nga Leverkuseni dhe Graniti dëshiron të luaj për këtë skuadër. Shpresojmë që Leverkuseni do ta respektojë kërkesën tonë. Shpresojmë për një marrëveshje midis klubeve”, ka thënë Noguera.

Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028 dhe ekipi gjerman për kartonin e tij po kërkon të paktën 15 milionë euro.

Në rast se Xhaka i bashkohet Sunderlandit, atëherë do të jetë futbollisti i dytë shqiptar që ka luajtur për këtë ekip në Premier League pas Lorik Canës.

Next Post

Cucurella tregon “frikën” që kishte kur Trump refuzoi të largohej nga podi gjatë festimeve të Kupës së Botës për Klube

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.